Driton Kuka i do edhe dy medalje olimpike për ta kompletuar pesëshen e madhe

Xhudo

Driton Kuka i do edhe dy medalje olimpike për ta kompletuar pesëshen e madhe

Më: 27 prill 2023 Në ora: 11:13
Driton Kuka

Driton Kuka është pa diskutim trajneri më i mirë sportiv që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

Trajneri i suksesshëm i ka fituar tri medalje të arta olimpike deri tash me garueset e tij, por nuk është ngopur ende.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ia zbardhën fytyrën Kosovës me medalje të arta nën drejtimin dhe menaxhimin e Kukës.

E tash, pejani ka zbuluar se në mendjen e tij janë të paktën edhe dy medalje olimpike, për ta kompletuar pesëshen e madhe, aq hallka sa i kanë edhe Lojërat Olimpike.

Kuka e ka publikuar një fotografi nga Gjermania, me ç’rast e ka ngritur dorën dhe i tregon pesë gishta, aq medalje olimpike sa do të donte t’i ketë në karrierën e tij.

Ai i ka ritheksuar edhe medaljet tjera që i kanë fituar garuesit e tij në gara të rëndësishme të xhudos.

"Kompleksi Olimpik më i kompletuar i shtetit mik Gjerman.

Ekipi ynë fillimisht vajzat e këtë javë meshkujt kompletuan stërvitjet finale për Botërorin e Dohas,që mbahet në muajin maj..

Numri 5 shënon medaljet që do doja ti kem një jetën time si trener nga Lojërat Olimpike!

Ngjyra s'ka rëndësi aspak..

i kemi dua edhe dy,shpresoj dhe punoj që kjo të ndodh!

Nga Kampionatet Botërore tashmë i kemi plotë 7 medalje të fituara,2 të arta dhe 5 të bronzta!

Po flasim për medalje Elitare për të rritur!", ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat