Medaljet e para për Fatjonen e Dëborën!

Xhudo

Medaljet e para për Fatjonen e Dëborën!

Nga: K.G. Më: 28 prill 2023 Në ora: 19:55
Dëbora Gjakova, Fatos Tabaku dhe Fatjona Kasapi

Xhudo nuk ndalet me suksese në rrafshin ndërkombëtar.

Edhe një sukses i madh u shënuan në Kupë Botërore – “Asian Open”, që u mbajt në Kuvajt.

Fatjona Kasapi dhe Dëbora Gjakova u stolisen me medalje të bronztë.   

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, ka bërë të ditur suksesin e radhës së garuesve të tij.

“Medaljet e para serioze për të rritur për Fatjonen e Dëborën!

Garuan sot në garën ku fitohen edhe pikë Olimpike dhe treguan që potenciali i tyre po rritet!

Nesër garojnë Shpat Zekaj dhe Rios Kuka!

Ekipi i parë për pak ditë në Kampionatin Botëror në Doha!

Fatjona Kasapi garoj në kategorinë 57 kg dhe u kthye në gara pas 9 muaj pauzë dhe rikuperim nga lëndimi!

Dëbora Gjakova garoj në kategorinë 63 kg dhe medalja e saj e parë në gara të nivelit serioz!

Fatos Tabaku në krye të detyrës si gjithmonë!”, njofton Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat