Shpati Zekaj - i argjendtë!

Xhudo

Shpati Zekaj - i argjendtë!

Nga: K.G. Më: 29 prill 2023 Në ora: 17:34
Shpati Zekaj

Xhudo nuk ka të ndalur me suksese në arenën ndërkombëtare. 

Edhe një medalje për Kosovën, kësaj radhe të argjendën e solli Shpat Zekaj, i cili ka treguar formë të lartë.

“Shpati Zekaj - i argjendtë!

Edhe një medalje për Kosovën në “Asian Open” në Kuvajt!

Shënoj pikë Olimpike dhe kur jemi te Shpati ka shpresa ende për kualifikim për Lojëra Olimpike!

Kupa Botërore në Kuvajt ishte garë testuese për Shpatin, Riosin, Dëborën dhe Fatjonën që së shpejti të bashkohen me ekipin Elitar!

4 garues 3 medalje me perfomancë solide dhe me pasqyrë të duhur për mua për të ngritur formën e tyre!

Medalja e Shpatit e para sivjet për meshkuj në Kupat Botërore kualifikuese për xhudon!

Ecim tutje…

Botërori fillon për një javë e të shpresojmë në medalje të radhës!

Xhudo po vazhdon që imazhin e Kosovës ta rris dhe prezantoj me dinjitet në çdo shtet të rruzullit tokësor!

Gjithmonë e përjetë. Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat