Akil Gjakovës nuk i shkon në rrethin e tretë!

Xhudo

Akil Gjakovës nuk i shkon në rrethin e tretë!

Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:11
Akil Gjakova

Xhudistit Akil Gjakova shënoi dy fitore në Kampionatin Botëror të xhudos, për t'u ndalur në raundin e tretë të kategorisë -73 kg.

Kampioni ynë i Evropës 2021, për shumë muaj kishte mbetur jashtë garave shkaku i lëndimit, nga i cili u kthye javë më parë.

Paraqitja e sotme vlerësohet e suksesshme, pasi mori edhe 320 pikë olimpike që e mbajnë në garë për kualifikim në Lojërat Olimpike Paris 2024

Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila shënoi një fitore, për t'u ndalur në të dytën. Ajo mori 240 pikë olimpike, kategoria -57 kg.

Ndërkohë, kampionia olimpike, Nora Gjakova, po e vazhdon rrugën drejt medaljes botërore, kategoria -57 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat