Pritjet e gjata në kufi i shfrytëzoi për ushtrime

Xhudo

Pritjet e gjata në kufi i shfrytëzoi për ushtrime

Më: 9 maj 2023 Në ora: 19:16
Anton Cena

Pritjet e gjata në kufij nuk i shpenzon kot.

Veterani i sportit të xhudos Anton Cena u pa duke stërvitur në një pikë kufitare të Kosovës fundjavën që lamë pas.

Bile, stërvitjet bën me goxha intensitet.

Por, për ish Kampionin e Botës në xhudo, kjo nuk ishte hera e parë që e praktikon një gjë të tillë.

Brenda muajit maj, Anton Cena i mbush 60 vjeç.

E për gjatë gjashtë dekadave, veterani i xhudos nuk ka përdorur asnjë medikament për shëndetin e tij.

Ndryshe, Anton Cena për momentin është profesor në akademinë policore në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat