Laura Fazliu kalon në rrethin e tretë në Botëror

Xhudo

Laura Fazliu kalon në rrethin e tretë në Botëror

Më: 10 maj 2023 Në ora: 12:45
Laura Fazliu

(E plotësuar) - Laura në rrethin e tretë të Botërorit, shkon rrugës drejt medaljes.

Laura Fazliu ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit..

Garuesja eliminoi në rrethin e dytë kroaten Iva Oberan në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura Fazliu ka kaluar në rrethin e dytë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Fazliu e kaloi xhiron e parë në kategorinë deri në 63 kilogramë pasi e mposhti garuesen nga Republike Qendrore e Afrikës, Nadia Matchiko Guimendego.

E në rrethin e dytë, Laura do të ketë punë me kroaten Iva Oberan, e cila e kaloi xhiron e parë pa luftë.

Kosova është ende në kërkim të medaljes së parë të Botërorit, pasi këtë s’mundën ta bënin kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, e as Akil Gjakova, Erza Muminoviq e as Flaka Loxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat