Loriana eliminohet në rrethin e parë

Xhudo

Loriana eliminohet në rrethin e parë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 12:22
Loriana Kuka

Kosova e ka mbyllur pa medalje eksperiencën në Kampionatin Botëror të xhudos, diçka që s’jemi mësuar ta shihnim shpesh më parë.

Loriana Kuka ishte garuesja e shtatë dhe e fundit që zbriti sot në tatami.

Por, xhudistja pejane kishte eksperiencë të shkurtër në evenimentin që po mbahet në Doha të Katarit.

Ajo u eliminua qysh në rrethin e parë të kategorisë deri në 78 kilogramë nga garuesja bjelloruse, por që garon si e pavarur, Darya Kantsavaya.

Kështu, shpresa e fundit e Kosovës për medalje të Botërorit këtë radhë u shua.

Paraprakisht, në ditët e kaluara pa medalje mbetën edhe kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, por edhe Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat