Distria Krasniqi e para në botë

Xhudo

Distria Krasniqi e para në botë

Më: 15 maj 2023 Në ora: 09:25
Distria Krasniqi

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është renditur e para në botë.

Kështu tregon renditja e re e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë ka marrë 7 mijë e 275 pikë.

Pas saj, është renditje xhudistja britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë.

Derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6 mijë e 800 pikë.

Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur që ta fitojë medaljen e artë.

Ajo po ashtu në disa Kampionate Evropiane dhe Botërore është stolisur me disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat