Akil Gjakova eliminohet

Xhudo

Akil Gjakova eliminohet

Më: 26 maj 2023 Në ora: 11:45
Akil Gjakova

(E plotësuar) - Akil Gjakova është eliminuar përfundimisht nga Grand Prix i Austrisë.

Xhudisti u mposht në raundin e parë të repesazhit nga Moldavi Petru Pelivan.

Edhe Akil Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Prix të Austrisë.

Xhudisti u mposht nga Moldavi, Adil Osmanov në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Por, Gjakova do të vazhdojë në repesazh në garë për medaljen e bronztë.

Akil Gjakova, ka vazhduar me formën e mirë në turneun Grand Prixit të Linzit.

Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të këtij evenimenti që po mbahet në Austri.

Garuesi ynë në xhiron e dytë e eliminoi xhudistin slloven Martin Hojak.

Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e dytë të Grand Prixit të Austrisë.

Xhudisti kosovar e mposhti në rrethin e parë garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në xhiron e dytë, Gjakova do të ketë punë me austriakun Herbert Wicker.

Sot do të garojë edhe garuesja tjetër Laura Fazliu.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Laura e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me japonezen Momo Tatsukawa.

Dje, pa medalje mbetën dy garueset tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha.

Kosovën në Grand Prixin që po mbahet në Linz do ta përfaqësojnë edhe Loriana Kuka dhe Shpat Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat