Kuka mburret me suksesin e Lorianës në Taxhikistan

Xhudo

Kuka mburret me suksesin e Lorianës në Taxhikistan

Nga: K.G. Më: 3 qershor 2023 Në ora: 16:38
Loriana Kuka

Xhudistja Loriana Kuka është fituese e medaljes së bronztë deri në kategorinë 70 kilogramë në turneun Grand Prix, që po mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, sekektori i kombëtares së Kosovës, mburret me suksesin e LorIanës.  

“Java e kaluar nuk ishte me fat por kësaj radhe pa ma ndryshe!

Loriana fiton medalje në Taxhikistanin e largët që se njeh ende vendin tonë por sporti dhe sportistët tanë po shkojnë  përtej, duke forcuar themelet e shtetit tonë kudo nëpër Botë!

3 fitore të Lorianes mjaftuan që në Kosovë të kthehet me medalje.

Medalje në kategorinë e re, kemi vendos së bashku të sfidohem në kategorinë 70 kg dhe medalja erdhi me shpresë drejt asaj Olimpike për të cilën edhe do punojmë fortë!

Akil Gjakova shënoj dy fitore por pësoj dy herë prapë vendi i 7 ende në kërkim të formës por pikë të rëndësishme Olimpike.

Rezultate të mira për xhudon por të veçanta për shtetin tonë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat