​Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Abu Dhabi

Xhudo

​Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Abu Dhabi

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 17:26
Akil Gjakova

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Pas pesë fitoreve të shënuara, ai u ndal në finale të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Akili fitoi medaljen e parë që prej se u bë kampion Evrope 2021 dhe medalist i bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Kjo fitore ka sjellë plus 700 pikë në llogarinë e tij për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Nesër garon Shpati Zekaj, ndërsa kampionet olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, pushuan, sikurse Laura Fazliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat