Flaka Loxha kalon me sukses në raundin e dytë

Xhudo

Flaka Loxha kalon me sukses në raundin e dytë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:47
Pamje nga gara

Flaka Loxha e ka nisur mbarë garimin në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Xhudistja e kaloi me sukses pengesën e parë, teksa mposhti bullgaren, Ivelina Ilieva në raundin e parë.

Ilieva mori tri ndëshkime, duke u diskualifikuar nga gara.

Në raundin e dytë, Loxha do të ketë punë me xhudisten serbe, Marica Perishiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat