Xhudo për të gjithë, sporti që na bashkon!

Xhudo

Xhudo për të gjithë, sporti që na bashkon!

Më: 22 mars 2025 Në ora: 22:32
Pamje

Sot në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, organizuam një aktivitet të veçantë që synon të sjellë xhudon më pranë të gjithëve!

"Xhudo për të Gjithë" si pjesë e programit shtetëror "Kosova, Shtet i Xhudos” është një hap tjetër përpara në misionin tonë për ta bërë xhudon të qasshme për të gjithë, pavarësisht moshës, gjinisë, aftësisë apo përvojës.

Përmes stërvitjes interaktive me Pedro Guedes, Nora Gjakova dhe Dardan Cena, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë bazat e këtij sporti olimpik, të zhvillojnë vetëbesimin dhe të përjetojnë nga afër disiplinën dhe respektin që xhudo promovon.

Ky është vetëm fillimi! Me partnerë si IPKO, po vazhdojmë ta zgjerojmë ndikimin e xhudos, duke e bërë atë jo vetëm një sport, por një mjet edukimi dhe fuqizimi për komunitetin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat