Nderohen me 'Pllakën e Parisit' Driton Kuka e Distria Krasniqi

Xhudo

Nderohen me 'Pllakën e Parisit' Driton Kuka e Distria Krasniqi

Më: 8 prill 2025 Në ora: 19:43
Pamje nga nderimi

Në ceremoninë hapëse të Kampit Olimpik Stërvitor Tata 2025, Presidenti i Federatës Evropiane të Xhudos (EJU), Dr. Toth Laszlo, theksoi rëndësinë e këtij kampi si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian dhe Botëror, që do të zhvillohen në qershor në Budapest.

"Gjatë kësaj ceremonie u shënua një moment i veçantë, një rikthim emocional për të nderuar kampionet/ët e Lojërave Olimpike Paris 2024.

Në mesin e të nderuarve ishin edhe kryemjeshtri Driton Kuka dhe Distria Krasniqi, të cilët morën me meritë “Pllakën e Parisit”, si simbol mirënjohjeje për arritjet e tyre të jashtëzakonshme.

Krenaria e Kosovës, shembull i përkushtimit, suksesit dhe përfaqësimit dinjitoz!", njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat