Këtë javë Kosova në Podgoricë

Xhudo

Këtë javë Kosova në Podgoricë

Më: 23 prill 2025 Në ora: 11:14
Driton Kuka

Nga 23 deri më 27 prill 2025, në kryeqytetin e Malit të Zi do të zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të sportit të xhudos, Kampionati Evropian për Senior!

Kosova në këtë garë do të përfaqësohet nga:

Distria Krasniqi (-52kg)

Laurine Gashi (-52kg)

Akil Gjakova (-73kg)

Dardan Cena (-73kg)

Në Kampionatin Evropian të Xhudos do të ketë pjesëmarrës nga 2 kontinente, 48 shtete, 414 garues, nga të cilët 229 meshkuj dhe 185 femra.

Distria Krasniqi dhe Laurine Gashi ndeshen nesër, e mërkurë, kurse Akil Gjakova dhe Dardan Cena ndeshen të enjtën.

Garuesit/Garueset tona kanë udhëtuar bashkë me trajnerin dhe selektorin Driton Kuka dhe trajnerin Fatos Tabaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat