Dardan Cena pëson humbje në rrethin e tretë

Xhudo

Dardan Cena pëson humbje në rrethin e tretë

Më: 24 prill 2025 Në ora: 13:01
Pamje na gara

Dardan Cena i ka dhënë fund eksperiencës në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Garuesi u ndal në rrethin e tretë të garave në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ai u mposht me Ippon nga garuesi rus, Danil Lavrentev.

Paraprakisht, në rrethin e parë, Cena e mposhti izraelitin Baruch Shmailov.

E në rrethin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë e mposhti me Ippon ukrainasin Said-Magomed Khalidov.

Por, në të tetën e finales Cena u dorëzua dhe kështu i dha fund kësaj përvoje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat