Këta fëmijë të Kosovës sot po e çojnë peshë botën, dikur Rusinë e lanë pa fjalë 

Xhudo

Këta fëmijë të Kosovës sot po e çojnë peshë botën, dikur Rusinë e lanë pa fjalë 

Nga: K. Goca Më: 16 maj 2025 Në ora: 12:51
Dritono - majtas e Agroni - djathtas

Foto sa një mijë fjalë!

Të rritur në frymën sportive dhe gjithmonë si kampionë: Driton e Agron Kuka me vëllain e madh Sylën.

Një foto kur ishin fëmijë Dritoni dhe Agroni, simpatikët e lagjes së Pejës.

ImageDriton, Sylë dhe Agron Kuka

Në të majtë është Dritoni, në mes Syla dhe në të djathtë Agroni!

Syla është kontribues i madh. 

Vëllëzërit që po e çojnë peshë botën. 

Driton Kuka – trajneri më i mirë në botë, me xhudistet e tij i pruri Kosovës pesë medalje olimpike, tri të arta, një argjendtë dhe një e bronztë.

Majlinda Kelmendi - e artë, Distria Krasniqi - e artë dhe e argjendtë, Nora Gjakova - e artë dhe Laura Fazliu - e bronztë. 

“Foto ndër të rrallat kur isha fëmijë i vogël!

Me dy vëllezërit e mi, Sylen dhe Agronin!

Familja - ky emër i shenjtë!

Cili jam unë?

Fuqia dhe energjia e çdo njeriu buron në familjen e shëndosh”, ka shkruar Driton Kuka.

Këta fëmijë që shihen në foto në vitin 2016 pikërisht me 21 prill, me krenarinë e kombit shqiptar Majlinda Kelmendi (kampione e Evropës në kategorinë - 52 kg) në Kazan të Rusisë, detyruan gardën ruse që të iu rrijë gatitu dhe të nderojnë himnin dhe Flamurin e Kosovës..

Së bashku me Majlindën lanë pa fjalë Rusinë në vitin 2016.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat