Kosova me tre xhudistë në Kampionatin Botëror

Xhudo

Kosova me tre xhudistë në Kampionatin Botëror

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 14:49
Fazliu, Gjakova e Krasniqi

Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë!

Kampionati Botëror për Senior, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve.

Kosova, shteti i medaljeve olimpike, përfaqësohet me krenari nga:

Distria Krasniqi (-52kg)

Laura Fazliu (-63kg)

Akil Gjakova (-73kg)

Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.

Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionja që tani ndërton kampionë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat