Selektori i kombëtares së Koxovës, Driton Kuka, me fjalë të mëdha për xhudisten Distria Krasniqi, e cila sot ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
“Nënkampione Botërore!
Distria Krasniqi 52 kg.
Urime Kosovë.
Urime Shqiptar kudo që jeni!
Performancë e bukur e Disit sot!
Preku finalen e madhe, ishte duke punuar mirë por japonezja Abe shfrytëzoj një gabim dhe kaq mjaftoj!
Xhudo e federata jonë vazhdon tutje miq, medalja numër 9 nga Kampionatet Botërore!
Ne do ecim para, përkundër obstruksioneve të projekteve të federatës sonë, s’do ndalem asnjëherë mos u habitni!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.