Akil Gjakova garon sot në Kampionatin Botëror

Xhudo

Akil Gjakova garon sot në Kampionatin Botëror

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 10:58
Akil Gjakova

Kampionati Botëror i xhudos po vazhdon të zhvillojë aktivitetin e tij në Budapest.

Sot në tatami do të jetë xhudisti kosovar, Akil Gjakova, që do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova e ka kaluar raundin e parë pa luftë.

E në raundin e dytë, ai do të ketë punë me xhudistin rumun, Ioan Dzita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat