Akil Gjakova mbetet pa medalje

Xhudo

Akil Gjakova mbetet pa medalje

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 14:36
Pamje nga gara

Ka përfunduar rrugëtimi i Akil Gjakovës në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në rrethin e tretë, xhudisti kosovar u mposht nga braziliani, Daniel Cargnin ku mbeti pa medalje.

Kujtojmë që në raundin e parë Akil Gjakova kaloi pa luftë, në të dytin mposhti rumunin, Ioan Dzitac.

Kosova në Kampionatin Botëror të xhudos garon me tre xhudistë, Distria Krasniqi dje u shpall nënkampione e botës në kategorinë deri 52 kg, duke fituar medaljen e argjendtë. derisa nesër do të jetë dita e Laura Fazliut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat