​Fillim i mbarë për Laura Fazliun në Botërorin e Xhudos

Xhudo

​Fillim i mbarë për Laura Fazliun në Botërorin e Xhudos

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Xhudistja kosovare Laura Fazliu e ka nisur me fitore rrugëtimin në Kampionatin Botëror të Xhudos që po zhvillohet në Budapest.

Në rrethin e dytë të garave në kategorinë deri në 63 kilogramë, Laura triumfoi ndaj kundërshtares nga Polonia, Natalia Kropska, transmeton KosovaPress.

Laura e fitoi luftën me Ippon pas një mbërthimi vendimtar. Megjithëse rikthimi pas një dëmtimi e kishte ngadalësuar pak në fillim, Fazliu arriti të gjejë ritmin e saj gjatë luftës.

Përmes një përballjeje të ngushtë dhe të luftuar, ajo kontrolloi situatën dhe me një teknikë të saktë, detyroi dorëzimin e Kropskës.

Laura Fazliu konsiderohet si një prej pretendenteve kryesore për medalje në këtë kategori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat