Laura Fazliu rrëmben medaljen e bronztë në Botërorin e Budapestit

Xhudo

Laura Fazliu rrëmben medaljen e bronztë në Botërorin e Budapestit

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 18:28
Laura Fazliu

Xhudistja Laura Fazliu i ka siguruar medaljen e bronztë Kosovës nga Kampionati Botëror që po mbahet në Budapest.

Xhudistja jonë e kalojë pa luftë raundin e parë të repesazhit në kategorinë deri 63 kilogramë pasi garuesja nga Mongolia, Enkhriilen Lkhagvatogoo pësoi lëndim të dorës në luftën e mëparshme dhe për këtë arsye nuk kishte dalë në tatami.

Fazliu në duelin finale për medalje të bronztë, mundi me ‘Ippon’ xhudisten braziliane Nauana Silva

Kujtojmë se garuesja jonë të njëjtën medalje e kishte fituar edhe vitin e kaluar.

Fazliu i siguroi medaljen e dytë Kosovës nga Botërori në Budapest, derisa Distria Krasniqi dy ditë më parë rrëmbeu medaljen e agjentë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat