Kosova me shtatë garues në Kampionatin Evropian

Xhudo

Kosova me shtatë garues në Kampionatin Evropian

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 12:52
Fatos Tabaku

Kosova me shtatë garues në Kampionatin Evropian të xhudos për kadet që mbahet në Shkup.

“Nga 26 deri më 29 qershor, në Shkup të Maqedonisë, do të mbahet Kampionati Evropian Kosova do të përfaqësohet nga: Blerina Gashi (-44 kg); Sidorela Dodaj (-52 kg); Enise Zijade (-57 kg); Riad Kasapi (-55 kg); Milot Gashi (-60 kg); Agron Hamza (-60 kg); Reis Deliu (-66 kg).

Ky event do të mbledhë 423 garues, 218 meshkuj dhe 205 femra nga 41 shtete e 2 kontinente.

Blerina, Riadi, Miloti dhe Agroni do të ndeshen të enjten. Kurse Sidorela, Enise dhe Reis do të ndeshen të premtën.

Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e trajnerëve Fatos Tabaku dhe Blenard Begu”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat