Kampionja olimpike në vitin 2016, legjenda e xhudos Majlinda Kelmendi, aktualisht trajnere, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Krenaria e kombit shqiptar tha se gazeta “Bota sot” gjithmonë ka qenë krahë i fuqishëm për sportistët pa dallim moshe e gjinie.
“Urime 30 vjetori i gazetës “Bota sot”.
Gazetë e cila për tre dekadave ka qenë në përkrahje të sportistëve.
Për tre dekada ka shkruar për të arriturat dhe sukseset e sportistëve shqiptarë.
Gazetë e cila është frymëzim për sportistët dhe sportistet.
“Bota sot” pareshtur ka shkruar për sukseset e mija. Uroj edhe shumë e shumë përvjetorë të tjerë”, - ka uruar kampionja olimpike Majlinda Kelmendi.