Nga 27 deri më 30 gusht 2025 do të mbahet Kampionati Botëror U18 në Sofje të Bullgarisë.
“Kosova do të përfaqësohet nga Sidorela Dodaj (-52kg)!
Në këtë kampionat do të marrin pjesë 71 shtete, me gjithsej 551 garues: 294 meshkuj dhe 257 femra.
Sidorela do të zbresë në tatami të enjten, e shoqëruar nga trajneri Zymer Zeka.
Le t’i urojmë suksese Sidorelës!”, njofton FXHK.