Na fal, Driton Kuka

Xhudo

Na fal, Driton Kuka

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 tetor 2025 Në ora: 23:43
Driton Kuka

Driton Kuka zbuloi e formoi kampionë olimpikë, Kampionë të Botës të Evropës në xhudo dhe i solli Kosovës mbi 40 medalje të nivelit më të lartë botërorë.

I solli me vajza e djem shqiptarë!

Nuk i solli me prurje as nga Irani, as nga Kina, as nga Tanzania, e as nga Bullgaria e as nga Kenia e as nga Madagaskari!

Punoi dhe e bëri krenarë shtetin e Kosovës.

Majlinda Kelmendi nuk na piku nga qielli, Distria  Krasniqi nuk na erdhi nga marsi, Nora e Akil Gjakova nuk na pikën nga hëna e as Laura Fazliu e as Dardan Cena!

Puna e Driton Kukajt ishte vula e gjithë këtij suksesi të nivelit të lartë!

As boksierja Donjeta Sadiku nuk piku nga qielli por u zbulua dhe u formua në Kosovë, solli medaljen  e bronztë nga Kampionati Botëror dhe Kampionati Evropian.

Po flasim për sporte olimpike.

Sot peshëngritja e Kosovës mburret që ka sjell një Iranian që të përfaqësojë shtetin e Kosovës!

Asgjë të keqe!

Po pse nuk kemi ne peshëngritës në tokën tonë?

Sepse nuk punohet!

Shumica e sporteve në Kosovë krenari e kanë kur e thyejnë rekordin këtu, kur dalin jashtë dështojnë keq! 

Dhe askush nuk merr përgjegjësi për këto dështime! 

Kah po shkojmë?

A mos vallë, se brenda pak viteve kombëtaren e Kosovës do të kemi të mbushur me bullgarë, kinezë, afrikanë, iranianë etj?

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe të gjitha institucionet përkatëse sportive, duhet të thërrasin një tryezë dhe të diskutojnë këtë krizë të thellë të sportit!

Nëse nuk ka përmirësime, shumicës së federatave t’ua ndalojnë mjetet financiare!

Nuk ka punë mirëfilltë nuk ka edhe mjete!

Nuk mundemi kështu ta varrosni sportin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat