Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi ndeshen për medalje të bronztë 

Xhudo

Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi ndeshen për medalje të bronztë 

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 12:30
Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi

Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi ndeshen bashkë për medalje të bronztë në European Open Sarajeva 2025!

Xhudistja Flaka në xhiron e parë mposhti me Ippon garuesen, Aysenur Karadag nga Turqia.🇹🇷 Kurse në çerekfinale humbi me Ippon nga Chelsie Giles nga Britania e Madhe.

Në repasazh Flaka mundi me Ippon, Lanina Solley nga Britania e Madhe.

Fatjona në xhiron e parë mposhti me Yuko, Laura Kallinger nga Austria.🇦🇹 Kurse në çerekfinale ajo mposhti me Yuko, Andjela Samardzic nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në gjysmëfinale Fatjona humbi me Ippon nga Nika Tomc nga Slovenia.

Në ndeshjen për medalje të bronztë Flaka dhe Fatjona do të ndeshen së bashku, njofton FXHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat