Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Flaka Loxha, përkundër luftës së madhe, ishte e pafat dhe mbetet pa medalje në kategorinë -57 kg në turneun prestigjioz Grand Prix që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja jonë renditet e 5-ta në Grand Prix Zagreb 2025!
“Flaka në xhiron e parë mposhti me Ippon, Yamini Mourya nga India.
Në xhiron e radhës Flaka mposhti me Yuko, Michela Terranova nga Italia.
Në çerekfinale humbi me Ippon nga Marica Perishiq.
Flaka në repasazh mposhti me Ëazaari, Ophelie Vellozzi nga Franca.
Për medaljen e bronztë Flaka humbi nga Binta Ndiaye nga Zvicra dhe u rendit e 5-ta në këtë garë”, njofton FXHK.