Driton Kuka: Distria dominoj plotësisht dhe tregoj cilësitë e saj 

Xhudo

Driton Kuka: Distria dominoj plotësisht dhe tregoj cilësitë e saj 

Nga: K.G. Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 21:37
Distria Krasniqi

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se Distria Krasniqi ka dominuar në Grand Prix në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja jonë fitoi medaljen e artë në kategorinë – 52 kg.

Flaka Loxha përfundoi në vend të pestë në kategorinë – 57 kg.

“Distria - e artë 52 kg, Flaka Loxha 57 kg - vendi 5 e Fatjona Kasapi 57 kg  - pa plasman.

Pas Botërorit gara e parë e madhe po mbahet këtë javë në Zagreb!

Distria dominoj plotësisht dhe tregoj cilësitë e saj!

Flaka luftoj mirë ju afrua medaljes por i mungoj edhe pak fat sportiv.

Fatjona e rikthyer prej lëndimit ende s’po e gjen formën e duhur!

Në ditët në vijim Dardani Anessi e Shpati do provojnë të sigurojnë plasman sa më të mirë!

Në Zagreb në krye të detyrës janë Fatosi e Kushtrimi”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat