Xhudistja Arba Hasanaj do të luftojë për medaljen e bronztë në Greqi.
“Arba Hasanaj për të bronztën në Millenium Team Cadet European Cup 2025 në Selanik!
Në çerekfinale Arba mposhti me Ippon, Vita Hudika nga Kroacia.
Në gjysmëfinale humbi me Ippon nga Viktorija Ragauskaite nga Lituania.
Për të bronztën Arba do të ndeshet me Ieva Jonusaite nga Lituania”, thuhet në njoftimin e FXHK-së.