Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, tha se sot është 11 vjetori i pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe për këto 11 vite janë stolisur me 5 medalje olimpike.
Ai për këtë pranim e ka përmendur edhe një emër që ka punuar natë e ditë.
“11 Vjet nga pranimi i 🇽🇰 në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar!
3 Olimpiada 5 medalje…
3 të arta.
Krejt këto vulosin vlerën e shtetit tonë të ri!
Sporti i xhudos, ekipi ynë treguan vlerat e Kombit tonë
Pesë copa!
Ëndërr e realizuar…
Besim Hasani punoj natë e ditë për këtë qëllim!
Xhudo në krye me Agronin ecnin me medalje Evropiane e Botërore!
IOC s’kishte rrugë tjetër!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.