Demonstrime të xhudos në Shkollën “Hello" në Gjilan!

Xhudo

Demonstrime të xhudos në Shkollën “Hello" në Gjilan!

Më: 21 janar 2026 Në ora: 19:37
Pamje

Dje, në ambientet e Shkollës "Hello" në Gjilan, Klubi i xhudos “Gjilani” organizoi demonstrime të xhudos për nxënësit e kësaj shkolle.

“Trajnerët dhe xhudistët e klubit, u mundësuan nxënësve të njihen nga afër me teknikat bazë të xhudos.

Demonstrimi u bë edhe më interesant me inkuadrimin aktiv të nxënësve, të cilët provuan vetë disa nga teknikat bazë. 

Image

Nxënësit treguan interesim të madh për të mësuar më shumë rreth xhudos.

Programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës “Xhudo në Shkolla”, synon masovizimin dhe integrimin e xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës”, njofton FXHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat