Kosova synon medalje në Bullgari

Xhudo

Kosova synon medalje në Bullgari

Nga: K.G. Më: 30 janar 2026 Në ora: 15:08
Dardan Cena

Xhudistët dhe xhudistet e Kosovës synojnë medalje në Sofje të Bulgarisë.

Kosova do të përfaqësohet me një numër të madh të garuesve, gjithsejt 9.

Selektori Driton Kuka beson e shpreson në rezultate sa më të mira në garën evropiane që mbahet në tokën bullgare.

“Nesër më 31 janar dhe 1 shkurt do të mbahet “Sofia European Open” në Bullgari.

Kosova do të përfaqësohet nga:

Erza Muminoviq -48 kg
Laurinë Gashi -52 kg
Fatjona Kasapi -52 kg
Flaka Loxha -57kg
Enise Zijade -57  kg
Sidorela Dodaj -57 kg
Dardan Cena -73 kg
Anes Veseli -90 kg
Shpati Zekaj -100 kg

Garuesit kanë udhëtuar me trajnerin dhe selektorin, Driton Kuka dhe trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi. 

Në këtë garë marrin pjesë 386 garues/e, 237 meshkuj dhe 149 femra nga 5 kontinente, 39 shtete.

Dardani do të ndeshet ditën e shtunë, kurse garuesit e tjerë, ditën e diel”, njofton FXHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat