Erza Muminoviq lartëson Kosovën në Bullgari

Xhudo

Erza Muminoviq lartëson Kosovën në Bullgari

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 15:23
Erza Muminoviq

Xhudistja e Kosovës, Erza Muminoviq (-48 kg), ka treguar zemër të madhe në Sofje të Bullgarisë.

Erza ka fituar medaljen e bronztë duke e lartësuar shtetin e Kosovës. 

“Erza Muminoviq e bronztë në “Sofia European Open 2026!

Në xhiron e parë Erza ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrot nga Franca. 

Në çerekfinale mposhti me Ippon, Fotimakhon Tursunboeva nga Uzbekistani 

Në gjysmëfinale ajo humbi me Ippon nga Laziza Haydarova nga Uzbekistani.

Për medaljen e bronztë Erza mposhti me Yuko, Ulbusin Khakimova nga Uzbekistani”, njofton FXHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat