Fatjona Kasapi e bronztë, Laurinë Gashi e pesta në Sofje

Xhudo

Fatjona Kasapi e bronztë, Laurinë Gashi e pesta në Sofje

Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 16:16
Fatjona Kasapi e Laurinë Gashi

Xhudistja Fatjona Kasapi është fituese e medaljes së bronztë në kategorinë – 52 kg, ndërsa Laurinë Gashi renditet e pesta po ashtu në kategorinë -52 kg në Sofje të Bullgarisë.

“Fatjona Kasapi e bronztë në “Sofia European Open 2026!

Në xhiron e parë Fatjona mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia.

Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga Uzbekistani. Në çerekfinale ajo humbi me Ippon nga

Sita Kadamboeva nga Uzbekistani.

Në repasazh, Fatjona mposhti me Wazaari, Mukhayyo Akhmatova nga Uzbekistani. 

Për medalje të bronztë ajo mposhti me Ippon, Ilay Hayun nga Izraeli.

Krenarë për Fatjonën!

Laurinë Gashi renditet e 5-ta.

Laurinë në xhiron e parë mposhti me 2 Wazaari, Sofiia Hrechka nga Ukraina. Në të dytën ajo mposhti me Ippon, Francine Echevarria nga Puerto Riko.

Në çerekfinale ajo humbi me Ippon nga Ilay Hayun nga Izraeli. Laurinë vazhdoi në repasazh ku mposhti me Ippon Carina Klaus-Sternwieser nga Austria.

Për të bronztën Laurinë humbi me Yuko nga Sita Kadamboeva nga Uzbekistani🇺🇿 dhe u rendit e 5-ta në këtë garë”, njofton FXHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat