Kosova kthehet me tri medalje nga Bullgaria! Kuka: Si kurrë më parë numër i madh i sportistëve

Xhudo

Kosova kthehet me tri medalje nga Bullgaria! Kuka: Si kurrë më parë numër i madh i sportistëve

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 17:17
Kosova

Xhudistet i sollën Kosovës tri medalje të bronzta na kryeqytetit i Bullgarisë.

Garë e fortë në Sofje, ndërsa Erza Muminoviq, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha u stolisën me medalje të bronztë.

“Kupa Botërore - European Open, Sofje në Bullgari. 

Si kurrë më parë numër i madh i sportistëve në lojë për medalje e në fund i fituam 3 të bronzta!

Plot 3 medalje, 3 vende të 5 një vend i 7!

Shumë fitore shumë emocione për të treguar vlerat tona!

Erza Muminoviq 48 kg e bronztë
Fatjona Kasapi 52 kg e bronztë 
Flaka Loxha 57 kg e bronztë
Laurina Gashi 52 kg vendi 5
Dardan Cena 73 kg vendi 5
Shpati Zekaj 100 kg vendi 5
Enise Zijade 57 kg vendi 7

Sidorela e Anesi mbetën pa plasman por shënuan fitore për të treguar potencialin për të ardhmen!

Nxemje e mirë për Grand Slamin e Parisit javën tjetër!”, ka shkruar Kukan ë profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat