Kur Rusia nderoi Flamurin dhe himnin e Kosovës 

Xhudo

Kur Rusia nderoi Flamurin dhe himnin e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 16:24
Garda ruse e nderoi flamurin dhe himnin e Kosovës

Një moment historik që mbetet i paharrueshëm për sportin dhe shtetin e Kosovës.

Më 21 prill 2016, në Kampionatin Evropian të xhudos në Kazan të Rusisë, Majlinda Kelmendi (-52 kg) u shpall kampione e Evropës, duke ngritur lart flamurin e Kosovës.

Pas polemikave dhe tensioneve paraprake, organizatorët rusë lejuan ngritjen e Flamurit të Kosovës.

Garda ruse e nderoi flamurin dhe himnin e Kosovës.

Sot, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, selektori i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, publikoi fotografinë e atij momenti historik, duke shkruar:

“Po të përulen e respektojnë vlerat anembanë Botës!

Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat