Kosova me pesë garues në Kupën Evropiane

Xhudo

Kosova me pesë garues në Kupën Evropiane

Më: 5 mars 2026 Në ora: 16:27
Laurinë Gashi

Kosova është gati për Kupën Evropiane në xhudo që do të mbahet nesër dhe pasnesër në kryeqytetin malazez, Podgoricë.

Lajmi bëhet i ditur nga Federata e Xhudos e Kosovës.

“Me datë 7 dhe 8 mars mbahet Kupa Evropiane për senior 2025 në Podgoricë.

Nga Kosova do të marrin pjesë xhudistët:

Estea Arifaj (-48kg); 
Laurinë Gashi (-52kg); 
Erlule Musaj (-63kg);
Muhamedin Veseli (-66kg);
Anes Veseli (-90kg).

Në këtë garë marrin pjesë 298 garues, 213 meshkuj, 85 femra, nga 28 shtete të 3 kontinenteve.

Trajneri që do udhëheq garuesit në këtë garë është Kushtrim Gashi”, thuhet nga federata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat