Trajnimi i trajnerëve në Pejë!

Xhudo

Trajnimi i trajnerëve në Pejë!

Më: 26 mars 2026 Në ora: 18:53
Akil Gjakova

Këtë javë, në Qendrën Nacionale të Xhudos po mbahet “Trajnimi i Trajnerëve”, për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të tyre.

“Ky trajnim zhvillohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”. 

Trajnimi udhëhiqet nga trajnerët Fatos Tabaku dhe Tomoe Yokoyama, ndërsa pjesëmarrës janë trajnerë nga të gjitha klubet e xhudos në Kosovë.🇽🇰

Përmes këtij programi synohet avancimi i aftësive profesionale të trajnerëve, përmirësimi i njohurive teknike dhe praktike, si dhe ngritja e standardeve dhe cilësisë së xhudos kosovare.

Ky program është i mbështetur nga Ministria e Sportit dhe Rinisë”, thuhet nga Federata e Xhudos e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat