Distria Krasniqi e nisin mbarë Evropianin

Xhudo

Distria Krasniqi e nisin mbarë Evropianin

Më: 16 prill 2026 Në ora: 11:09
Distria Krasniqi 

Distria Krasniqi e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian të xhudos.

Kampionia olimpike në xhiron e dytë pa problem e mposhti çeken Tereza Bodnarova duke dominuar absolutisht ndaj saj, ndërsa fitoi me Wazari në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ndërkohë, Fatjona Kasapi e mposhti bullgaren Gabriela Dimitrova me Yulo në xhiron e parë të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Garuesit tona kërkojnë medalje në Evropianin e xhudos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat