Xhudistja Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Krasniqi mposhti kundërshtaren e saj nga Polonia, Aleksandra Kaleta.
Në kategorinë -52 kilogram, Distria tani është kualifikuar në gjysmëfinale dhe është shumë pranë medaljes.
Kujtojmë që para kësaj “lufte”, Krasniqi mposhti xhudisten nga Çekia, Tereza Bodnorova.