Befasi e madhe, Laura Fazliu eliminohet në duelin e parë

Xhudo

Befasi e madhe, Laura Fazliu eliminohet në duelin e parë

Më: 17 prill 2026 Në ora: 11:33
Pamje nga gara

Laura Fazliu është eliminuar shumë herët nga Kampionati Europian i xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xudistja kosovare u mposht qysh në betejën e parë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fazliu u eliminua me IPPON nga xhudistja sllovene, Kaja Kajzer.

Kjo ishte befasia e parë e madhe e ditës së sotme, ndërsa pritej që Laura Fazliu të përfundonte minimalisht në podium.

Në garë sot janë ende Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat