Driton Kuka: Do dikush me i pa apo jo, ky është realiteti 

Xhudo

Driton Kuka: Do dikush me i pa apo jo, ky është realiteti 

Nga: K. G. Më: 17 prill 2026 Në ora: 16:08
Pamje nga gara e Akilit në luftën për medalje!

Një medalje e artë dhe një vend i pestë në Kampionatin Evropain të xhudos, është një sukses i madh për shtetin e Kosovës.

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, shprehet i kënaqur me suksese në këtë garë madhore.

Kuka i shpreh ngushëllime edhe familjes në Malishevë që humbi tre anëtarë në tragjedinë e djeshme..  

“Ekipi ynë sot përfundoj garat në Evropianin për të rritur në Tbilisi të shtetit gjeorgjian!

Shkëlqeu Disi me të artën nr. 11 për Kosovën në një vazhdimësi prej 14 vjet pa ndërprerje me më shumë se 30 medalje  në total për shtetin tonë!

Akili ishte i shkëlqyeshëm me 3 fitore e një humbje që i siguruan luftën për medalje, ku nuk ishte i koncentruar sa duhet!

U rendit në fund i 5 që është rezultat i shkëlqyeshëm.

Dardani e Fatjona kaluan në 16 më të mirët por me kaq përfunduan garat për ta, besojmë në rritje të performances në të ardhmen.

Erza dhe Laura pësuan në xhiron e parë dhe nuk ishin në ditë të mirë përkundër përgatitjes së mirë sipas meje.

Për njerëz që ta kuptojnë drejt medalje të arta Evropiane në sporte Olimpike deri tash sporti i shtetit tonë i ka 11 dhe të gjitha nga xhudo!

Do dikush me i pa apo jo kjo është realiteti.

Të gjithë ju që uruat dje e mbrëmë suksesin e ekipit tonë u jam shumë mirënjohës, e kush s’gjeti kohë prapë jemi falënderues.

Përtej sportit ne si ekip i shprehim ngushëllime familjes që humbi më të dashurit në tragjedinë në Malishevë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat