Xhudistja e talentuar, Elvira Ukaj, shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.
Xhudistja e Kosovës kthehet me medalje të bronztë nga kjo garë jashtëzakonisht e fortë.
“Elvira Ukaj e bronztë në Kampionatin Ballkanik për Kadet U-18!
Arba Hasanaj renditet e 5-ta në këtë garë, kurse Tiara Bajrami e 7-ta”, ka bërë të ditur faqja zyrtare e FXHK-së.