Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Qendrën Nacional të xhudos në Pejë.
Kryeministri Kurti përcolli nga afër stërvitjet e trajnerit Driton Kuka.
“Sot, në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, patëm kënaqësinë të mirëpresim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Zëvendësministren e MKRS-së, Daulina Osmani, si dhe deputetët Taulant Kelmendi dhe Fatmire Kollçaku.
Së bashku me Kryemjeshtrin Driton Kuka, ata përcollën nga afër stërvitjet dhe përgatitjet e xhudistëve tanë, duke u njohur me punën e përditshme dhe përkushtimin që qëndron pas rezultateve të arritura në arenën ndërkombëtare.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e programit “Kosova, Shtet i Xhudos”, organizimin e turneut “Xhudo për Paqe”, që mbahet nesër, si dhe për planet afatgjata për avancimin dhe zgjerimin e mëtejmë të xhudos”, ka njoftuar FXHK.