Gjenerata e re e Kosovës vazhdon përgatitjet 

Xhudo

Gjenerata e re e Kosovës vazhdon përgatitjet 

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 11:16
Kosova

Gjenerata e re e Kosovës vazhdon përgatitjet në Kampe Ndërkombëtare.

“Është mbajtur Kampi Ndërkombëtar Stërvitor i Xhudos në Graz të Austrisë. Xhudistët dhe xhudistet e ekipit të Kosovës zhvilluan përgatitje intensive për tri ditë, duke u stërvitur së bashku me sportistë nga vende të ndryshme të botës. 

Përgatitjet vazhdojnë në Slloveni dhe Kroaci, si pjesë e programit të zhvillimit afatgjatë të gjeneratës së re.

Ekipi po udhëton dhe po punon nën udhëheqjen e trajnerëve Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, me synim ndërtimin e një gjenerate të fortë dhe të suksesshme.

Fokusi kryesor i kësaj gjenerate mbetet përgatitja për ciklin olimpik 2028–2032 dhe përfaqësimi sa më dinjitoz i Kosovës në arenën ndërkombëtare”, njofton FXHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat