Qëndresa Bytyqi (-36 kg) dhe Bora Maliqi (-48 kg) fituan medaljet e bronzta në Kampionatin Ballkanik U14, të mbajtur në Manastir të Maqedonisë së Veriut.🇲🇰
“Xhudistja Soreja Berisha (-40 kg) pati një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen për medaljen e bronztë, por fati nuk ishte në anën e saj dhe garën e përfundoi në vendin e pestë.
Xhudistet ishin nën udhëheqjen e trajnerit Kushtrim Gashi.
Urime xhuditeve për paraqitjet e tyre dhe përfaqësimin e suksesshëm në këtë kampionat ballkanik”, njofton FXHK.