Driton Kuka: Medaljen Shpati e arriti përmes fitoreve nga garuesit e Rusisë, Serbisë...

Xhudo

Driton Kuka: Medaljen Shpati e arriti përmes fitoreve nga garuesit e Rusisë, Serbisë...

Nga: K.G. Më: 19 korrik 2026 Në ora: 18:32
Fatos Tabaku, Shpat Zekaj e Agron Kuka

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, shprehet krenar me suksesin e xhudistit Shpat Zekaj, i cili sot fitoi medaljen e bronztë. 

“Kupa Botërore - European Open Sarajevë, Shpati Zekaj i bronztë, kategoria 100 kg.

Ditë e mirë dhe e bukur për rikthimin e Shpatit tek medaljet e mëdha.

Medaljen Shpati e arriti përmes fitoreve nga garuesit e Rusisë, Serbisë dhe mandej pësoj nga garuesi Bullgar e në luftë për medalje shkëlqeu kundër Gjermanit!

Dardani shënoj një fitore pastaj ishte pa fat në xhiron e dytë!

Mbeti pa medalje kësaj radhe në kategorinë 73 kg!

Në Sarajevë me ekipin treneri Fatos në krye të detyres si dhe Kryetari i federatës sonë Agron Kuka”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat