Ekipi i xhudos gati për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026!

Xhudo

Ekipi i xhudos gati për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026!

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 23:56
Kosova

Sot, në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës, u mbajt ceremonia përcjellëse e ekipeve të sporteve që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Në ceremoni morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili u uroi sportistëve suksese, si dhe Kryemjeshtri Driton Kuka dhe medalistja olimpike Laura Fazliu, të cilët mbajtën fjalë rasti dhe shprehën besimin në paraqitjen e ekipit tonë.

Kosovën në xhudo do ta përfaqësojnë:
Laura Fazliu
Flaka Loxha
Fatjona Kasapi
Erza Muninoviq
Akil Gjakova
Dardan Cena
Shpati Zekaj

:Nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi, ekipi ynë niset drejt Tarantos me synimin për të vazhduar traditën e sukseseve dhe për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet”, thuhet nga FXHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat